Pasojat e tërmetit të sotshëm në Turqi, rruga ndahet në dysh në Hataji

Pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, disa rrugë u ndanë në dysh në Hatay.

Mediat turke raportojnë se rruga që të çonte në spitalin shtetëror dhe stadiumin ishte e ndarë në mes, ndërsa ambulancat në pamundësi për të përdorur rrugën u desh të provonin rrugë të tjera kalimi.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të dy javëve më parë  kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë një paralajmërim kritik është lëshuar për banorët pas tërmeteve 6.4 dhe 5.8 në Hatay.

Në një deklaratë të AFAD thuhet se është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare për të parandaluar rrezikun e rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm

Kategoritë
BotaLajme