Liderët e komunitetit ungjillor e shpallën Donald Trump-in si Mesia dhe themeluan një kishë të dedikuar për të në shtetin e Virxhinias.
Që nga momenti kur Trump hyri në arenën politike, komuniteti ungjillor i dha atij një mbështetje të fuqishme.
Në zgjedhjet e vitit 2018, ungjillorët organizuan rite për fitoren e Trump-it dhe shpallën publikisht mbështetjen e tyre për të në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Pas ardhjes së tij në pushtet, ungjillorët shfaqën një pretendim të ri lidhur me figurën e Trump-it.
E SHPALLËN TRUMP-IN MESIA
Në mesin e komunitetit ungjillor ishte përhapur më parë ideja se Donald Trump ishte njeriu i zgjedhur nga Zoti.
Por, këtë herë, ata e çuan më tej këtë mendim duke shpallur Trump-in si Mesia.
Sipas raportimit të Greek Reporter, kjo ide filloi të përhapej që në vitin 2016, pas deklaratave të mendimtarit ungjillor Lance Wallnau.
“LIDERI I ZGJEDHUR NGA ZOTI”
Wallnau e krahasoi Trump-in me mbretin pers Koresh nga Dhiata e Vjetër, duke e quajtur atë “Koreshin e kohëve moderne”.
Ai pretendonte se Trump-i ishte një lider i zgjedhur nga Zoti, një “Koresh” që do të drejtonte përmes stuhisë. Kjo ide u pranua gjerësisht nga një pjesë e madhe e komunitetit ungjillor.
Koreshi ishte i njohur si një sundimtar i zgjedhur nga Zoti. Ai pushtoi Babiloninë dhe liroi hebrenjtë nga robëria, pavarësisht se ishte një figurë pagane. Ungjillorët filluan ta shohin Trump-in në një mënyrë të ngjashme, si një lider të zgjedhur nga Zoti.
U SHNDËRRUAN NË NJË KULT: NDËRTUAN KISHË PËR TRUMP-IN
Pastorët ungjillorë që mbështetën fushatën e Trump-it për president, filluan të përhapin idenë se ai ishte një “Mesia”.
Kjo ide u përhap shpejt midis komuniteteve ungjillore, duke i kthyer ata në një grup fanatikësh që i atribuonin Trump-it cilësi të shenjta. Si pjesë e kësaj lëvizjeje, në Virxhinia u ndërtua një kishë e dedikuar për të.
SHPËTIMI NGA ATENTATI E PËRFORCOI BESIMIN SE ËSHTË MESIA
Shpëtimi i mrekullueshëm i Trump-it nga një tentativë për atentat më 13 korrik, forcoi edhe më shumë bindjen mes ndjekësve të tij se ai ishte një “Mesia”.
Fakti që shumë figura nga Kisha Ungjillore, të cilës i përket edhe vetë Trump-i, u bashkuan me këtë besim, ngjalli pikëpyetje dhe shqetësime.
Disa mendojnë se gjatë administratës së Trump-it, pozitat qeveritare do të mbushen nga ungjillorë dhe se SHBA do të adoptojë një politikë izoluese në nivel ndërkombëtar.