Patriarku rus Kirill: Të gjithë atyre që vdesin në Ukrainë do t’u fshihen mëkatet

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka thënë se ushtarët rusë që vdesin në luftën kundër Ukrainës do të pastrohen nga të gjitha mëkatet e tyre, në fjalimin e parë që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Patriarku Kirill është një aleat kryesor i Putinit dhe një mbështetës i pushtimit të Ukrainës. Ai ka kritikuar më parë ata që kundërshtojnë luftën dhe u bëri thirrje rusëve të mblidhen rreth Kremlinit.

“Nëse dikush shkon të bëjë atë që e kërkon detyra e tij, dhe nëse personi vdes në kryerjen e kësaj detyre, atëherë padyshim që ata kanë kryer një vepër të barabartë me sakrificën. Ata do të sakrifikohen për të tjerët. Prandaj ne besojmë se kjo sakrifica fshin të gjitha mëkatet që personi ka bërë”, tha Patriarku Kirill.

Kjo nuk është hera e parë që Kisha Ortodokse Ruse vihet hapur në shërbim të regjimit rus dhe vetë Patriarku Kirill është kritikuar vazhdimisht nga shumë zyrtarë fetarë, përfshirë Papa Françeskun, për mbështetjen e agresionit kundër Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme