Pavarësisht armëpushimit, Izraeli qëllon për vdekje një fëmijë palestinez në jug të Rripit të Gazës

Viktima, 13-vjeçari Hamza al-Hams, u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në Rafah, tha një burim mjekësor për Anadolu

Një fëmijë palestinez u vra sot nga të shtënat me armë të ushtrisë izraelite në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, pavarësisht armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, mëson Anadolu.

Viktima, 13-vjeçari Hamza al-Hams, u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në Rafah, tha një burim mjekësor në Kompleksin Mjekësor Nasser në Khan Younis.

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj fëmijës në zonën Al-Awda të Rafah, duke e plagosur atë, thanë dëshmitarët, duke shtuar se ai u transferua në spital, ku iu nënshtrua plagëve.

Kategoritë
BotaLajme