Pavarësisht kufizimeve të Izraelit, 30 mijë muslimanë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Rreth 30 mijë muslimanë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të falur namazin e xhumasë në ditën e fundit të Fitër Bajramit

Pavarësisht kufizimeve dhe vështirësive që Izraeli shkakton, 30 mijë muslimanë kanë falur namazin e xhumasë në ditën e tretë të Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Palestinës, WAFA, ka publikuar deklaratën me shkrim të Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit.

Sipas deklaratës, rreth 30 mijë muslimanë u mblodhën në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të falur namazin e xhumasë në ditën e fundit të Fitër Bajramit.

Policia izraelite e vendosur në rrugët e Kudsit Lindor të pushtuar, rreth Al-Aksasë dhe në portat e saj, mori masa të rrepta ushtarake.

Policia izraelite në fund të namazit zhvilloi një bastisje në Al-Aksa.

Kategoritë
BotaLajme