PDK-ja i kërkon Kurtit që t’i takojë sot veteranët, jo nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do të anulojë takimin e nesërm në Forumin e Prespës për të pritur në takim veteranët e UÇK-së të cilën protestuan sot për të kërkuar përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti duhet të fillojë sot takimin me veteranët dhe jo nesër.

“Kërkesë e jona është që këta akterë qeveria, komisioni e veteranët të takohen sepse sot kemi një protestë. Unë e di që sot s’mund të zgjidhet problemi por sot duhet të fillojë takimi”, tha Tahiri.

Ai ka kërkuar që të ndërpritet seanca e Kuvendit dhe palët të takohen.

“A e votoni a nuk e votoni është çështje tjetër. Ne po kërkojmë që seanca të ndërpritet dhe të ftohen palën në dialog. Ftoni veteranët të bisedoni dhe mos i përbuzni veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Tahiri.

Kategoritë
LajmeVendi