Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka konfirmuar se partia e saj do të mbajë qëndrimin e njëjtë edhe në seancën konstitutive të Kuvendit, raporton GazetaBlic.
Deliu Kodra për GazetaBlic theksoi se PDK-ja nuk do të ndryshojë qëndrim, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Haxhiut.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në orën 10:00, në përpjekje për të konstituuar kuvendin e Kosovës.
Ndryshe, në seancat e kaluara ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit. Megjithatë VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie për kryeparlamentare.