Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka themeluar Këshillin Politik, si organ këshillëdhënës i partisë. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook i pari i PDK’së, Memli Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë Këshill do të jenë 31 anëtarë, ndërsa Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Arsim Bajrami.
”Këshilli do të ketë 31 anëtarë. Koordinator i Këshillit Politik do të jetë Akademik Arsim Bajrami, ndërsa anëtarë të Këshillit janë: Agim Çeku, Agim Zogaj, Avni Kastrati, Bajram Mulaku, Basri Musmurati, Daut Xhemaili, Drita Kadriu, Fadil Beka, Flora Brovina, Gani Koci, Hasime Krasniqi, Ismail Syla, Kadri Kryeziu, Latif Gashi, Laura Guguli, Lumnie Morina, Lumnije Rama, Mehdi Bektashi, Mexhide Topalli, Minir Krasniqi, Ramadan Muja, Ramiz Fazliu, Sabri Tahiri, Sala Ahmeti, Salie Mustafa, Selvie Halimi, Shaban Shabani, Shemsi Veseli, Skender Ahmeti dhe Zahrie Isufi,” shkroi Krasniqi.
Kujtojmë që sot është 23 vjetori i themelimit të PDK’së. /gazetametro.net
Postimi i plotë: