Peci tregon si u punësua vajza e tezës së Vjosa Osmanit dhe motrat e Xhelal Sveçlës në ministri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në emisionin “Context” në ATV ka folur edhe për punësimin e vajzës së tezes së presidentes Vjosa Osmani, dhe motrën e Xhelal Sveçlës

Për vajzën e tezës së presidentes ai ka thënë se e ka sjellë vet në ministri, derisa për motrën e Sveçlës ka deklaruar se ajo punon që nga viti 2005.

“Po bre unë e kam pru, ka ardhë transfer pesë muaj vajza e tezës së presidentes. Ndërsa, për motrën e Xhelal Sveçlës unë jam interesuar dhe ka dal po që kjo zoja punon aty që nga viti  2005, në ndërkohë ka dal që edhe njëra prej motrave të tjera po punojka në një projekt të Bankës Botërore por që nuk është staf i ministrisë e as nuk e kemi rekrutuar ne. Mua më vjen keq që kthehet ky debat”, ka thënë Peci.

Pas kësaj ka ndërhyrë gazetari Lavdim Hamidi, duke e pyetur për vajzën e tezes së presidentes.

“Është përfol edhe vajza e tezes së presidentes a punon te ju, pra kur është punësuar dhe çka punon”, ka pyetur Hamidi ministrin Peci.

“Vajza e tezës së presidentes ka ardhë tranfer pesë muaj, dhe unë e kam pru për shkak se e kam njoft si juriste të zonja”, i është përgjigjur ministri Peci.

Kategoritë
LajmeVendi