Peja e mbyll pjesën e parë me epërsi të lartë ndaj Beroes

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale në Ligën Ballkanike, mes Beroes dhe Pejës.

Pejanët kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me një epërsi të konsiderueshme, që mund t’ia lehtësojë atyre edhe më shumë punët për pjesën e dytë

20 minutat e parë në palestrën sportive “Obshtinska” përfunduan me rezultatin 69:40 në të mirë të pejanëve.

David Joseph ishte i pandalshëm në pjesën e parë, duke shënuar 30 pikë – prej tyre shtatë treshe.

Me lojë të mira u dallua edhe Jalen Tate, i cili shtoi 16 pikë.

Te skuadra bullgare më i dalluari ishte Darius Hall, që shënoi 17 pikë.

Fituesi i këtij takimi në finale do të takohet me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva/Dimona, që sot eliminoi Milenijum Kodion e Malit të Zi.

Vlen të përmendet se Beroe është nikoqir i këtij “Final 4”, që po zhvillohet në Stara Zagora të Bullgarisë.

Finalja e madhe e Ligës Ballkanike, si dhe ndeshja për vendin e tretë, do të zhvillohen të dielën.

Kategoritë
LajmeSport