Peja e rrezikuar nga vërshimet, rritet niveli i ujit në Lumbardh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.

Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

E në një situatë të tillë aktualisht gjendet komuna e Pejës. Në pamjet që ka siguruar Telegrafi, shihet se niveli i ujit në Lumbardh është rritur dukshëm, dhe i njëjti rrezikon të dalë nga shtrati.

IHMK ka theksuar se reshjet që po bien mund të krijojnë kushte për vërshime të shpejta, (efekti flash flood), të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, sidomos tek rrjedhat lumore me karakter malorë në formë të rrëkeve të shpejta, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Kategoritë
LajmeVendi