Peja merr lajmin e hidhur për basketbollistin kanadez

KB Peja ka njoftuar se basketbollisti i saj, Adong Makoui, ka pësuar lëndim të rëndë dhe do të ndahet me skuadrën.

“Pas testeve të vazhdueshme të kryera gjatë kohës së fundit, kemi ardhur në përfundim se basketbollisti i skuadrës tonë – Adong Makuoi, ka mbyllur sezonin pas lëndimit të rënd në krahëror.

Fatkeqësisht, Makuoi nuk do mund të jetë ndihmë për skuadrën gjatë këtij edicioni, por KB Peja do ta vëzhgojë nga afër rikuperimin e tij me shpresën që çdo gjë do të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshëm”, thuhet në njoftimin e skuadrës pejane.

Kategoritë
Sport