Pëlcet Vulin ndaj BE’së: Vetëm një i padijshëm dhe i poshtër ia kërkon Serbisë njohjen e Kosovës

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk i zhgënjeu fashistët serbë me deklaratat e fundit në reagim ndaj rezolutës së Parlamentit Evropian që i kërkon Serbisë të harmonizojë politikën me atë të bllokut evropian si shtet partner. I shau me rend si evropianët dhe e përdori si zakonisht termin pezhorativ në serbishte për shqiptarët, transmeton Gazeta Metro.

Vulin siç pritej doli me reagim pas miratimit të raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë ku i kërkohen sanksionet ndaj Rusisë dhe njohja e ndërsjellë me Kosovën. Si zakonisht Vulin iu drejtua publikut serb ultra-nacionalist.

Kategoritë
LajmeRajoni