Pele vdiq, nëna e tij është ende gjallë! Ajo mbushi 100 vjeç, por nuk e di për vdekjen e djalit të saj

Bota i dha lamtumirën e fundit futbollistit legjendar Pele, i cili vdiq në moshën 83-vjeçare dhe ajo që dihet pak është se nëna e tij ende nuk e di për vdekjen e djalit të saj.

Gjegjësisht, siç raporton The Sun, nëna e Peles, Celeste, së fundmi ka mbushur 100 vjeç dhe ende nuk e di për lajmin e hidhur. Ata citojnë një deklaratë të kushëririt të Pele për mediat në Brazil:

“Ne folëm, por ajo nuk është e njohur me situatën. Ajo është në botën e saj. Ajo hap sytë kur i përmend emrin e djalit të saj dhe më thotë: “Do të lutemi për të”.

Por ajo ende nuk është në dijeni të asaj që po i them.

Pele udhëhoqi kombëtaren braziliane drejt tre titujve të kampionatit botëror në 1958, 1962 dhe 1970. Ai luajti 92 ndeshje për Brazilin dhe shënoi 77 gola.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e shpalli zyrtarisht më të mirin e shekullit të 20-të, dhe revista “Time” ndër 100 njerëzit më të rëndësishëm të shekullit të kaluar. Në kompeticionin e klubeve, ai luajti për Santos nga viti 1956 deri në vitin 1974 dhe e përfundoi karrierën e tij në SHBA, në New York Cosmos. Ai fitoi gjashtë tituj me Santos, dy Copa Libertadores dhe gjatë karrierës së tij shënoi 1279 gola, që sipas librit Guinness është një rekord. 

Kategoritë
Sport