Penalltia po më përndjek kudo, Yilmaz tërhiqet nga kombëtarja turke

Turqia u përball me Portugalinë në “Play-Off” të Botërorit “Katar 2022”, takim që kombëtarja e Cristiano Roanldos arriti të vazhdonte rrugëtimin e saj në këtë kompeticion.

Kjo ndeshje përfundoi me shifrat 2-1 për kombëtaren portugeze, ndërsa kapiteni turk, Burak Yilmaz arriti të shënonte gol, ndërsa në një tjetër rast humbi penalltinë, pasi dështoi për të çuar ndeshjen në shtesa.

Një episod ky që nuk është kaluar lehtë na tifozët apo dhe vetë stafi i kombëtares turke, teksa penalltia po e ndjek kudo kapitenin e Turqisë, të paktën kështu do të shprehej, lojtari i cili tashmë ka marrë vendimin se do të tërhiqet nga kombëtarja.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit me kombëtaren, është  i nevojshëm një ndryshim brezash. Penalltinë e humbur do ta shoh në ëndërr çdo natë për gjithë jetën time”, ka thënë sulmuesi që në 77 ndeshje ka shënuar 31 gola me fanellën e Turqisë.

Kategoritë
Sport