Pengu izraelit u pa sot duke puthur në kokë një luftëtar të Hamasit

Pengji i traumatizuar izraelit u pa sot duke puthur në kokë një luftëtar të Hamasit, ndërsa ai dhe dy pengje të tjera u dorëzuan në një ceremoni të ngarkuar emocionalisht, vetëm disa orë pasi dy të tjerë iu dorëzuan autoriteteve izraelite.

Në skena të paprecedenta, Omer Shem Tov, 22 vjeç, u pa duke i dhënë një puthje në kokë një luftëtari të armatosur me maskë gjatë ceremonisë në Nuseirat, në qendër të Gazës, ndërsa qëndronte pranë pengjeve të tjera, Eliya Cohen, 27 vjeç, dhe Omer Wenkert, 23 vjeç.

Të tre, të cilët u panë duke qeshur, buzëqeshur dhe duke përshëndetur turmën, ishin rrëmbyer nga festivali Nova gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor. Brohoritje u dëgjuan në “Sheshin e Pengjeve” në Tel Aviv, ndërsa mijëra njerëz ndoqën ceremoninë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Tani ata janë në duart e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe janë rikthyer në Izrael.

Babai i Omer Shem Tov, Malki Shem Tov, i tha transmetuesve izraelitë se misioni i familjes për ta rikthyer atë në shtëpi më në fund ishte përmbushur “pas 505 ditësh ankthi, frike dhe malli”.

Gjithashtu, gjyshja e Omerit, Sara, i tha Kanalit 12 se sjellja e tij e gëzueshme nuk ishte e pazakontë: “Ky është Omeri. Ai shkon mirë me të gjithë. Edhe me Hamasin… Ata e duan edhe atje.”

Ndërkohë, Tal Shoham, 40 vjeç, dhe Avera Mengistu, 39 vjeç, u dorëzuan sot te Kryqi i Kuq pasi u shfaqën në skenë nga persona të armatosur me maska.

Pengu i gjashtë dhe i fundit, Hisham al-Sayed, do të dorëzohet nga Hamasi pa ceremoni “nga respekti për familjen e tij”, megjithatë grupi nuk dha detaje për kohën e lirimit.

Al-Sayed, një qytetar izraelit me prejardhje beduine, u rrëmbye ndërsa kalonte kufirin në Gaza në vitin 2014. Organizata Human Rights Watch tha se ai ishte diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullim të personalitetit.

Forcat izraelite konfirmuan se Tal dhe Avera tani ndodhen në Izrael, ndërsa Hamasi deklaroi se është gati të kalojë në fazën e dytë dhe më të ndërlikuar të marrëveshjes së armëpushimit.

Në Tel Aviv, qindra njerëz u mblodhën në “Sheshin e Pengjeve” dhe shpërthyen në duartrokitje, disa prej tyre duke qarë, ndërsa ndoqën transmetimin e lirimit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi hakmarrje pas asaj që ai e quajti “një shkelje mizore dhe keqdashëse” të marrëveshjes, duke akuzuar Hamasin për keqidentifikimin e trupave.

Kjo situatë ka shtuar tensionet për marrëveshjen e armëpushimit, ndërsa negociatat për fazën e dytë priten të jenë edhe më të vështira, pasi Hamasi mund të kërkojë lëshime më të mëdha në këmbim të lirimit të pengjeve të mbetura.

Kategoritë
BotaLajme