Pentagoni thotë se një tjetër balonë kineze spiunazhi fluturoi mbi Amerikën Latine

“Kemi parë lajmet për fluturimin e balonës mbi Amerikën Latine. Ne e konsiderojmë këtë si një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”, tha zëdhënësi Pat Ryder

Një balonë kineze spiunazhi fluturoi mbi Amerikën Latine, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, transmeton Anadolu.

“Kemi parë lajmet për fluturimin e balonës mbi Amerikën Latine. Ne e konsiderojmë këtë si një tjetër balonë mbikëqyrëse kineze”, tha Ryder të premten.

“Në këtë fazë, ne nuk kemi asnjë informacion tjetër”, shtoi ai.

Pentagoni njoftoi dje më herët se po gjurmonte një balonë të dyshuar kineze të vëzhgimit në lartësi të lartë mbi SHBA-në kontinentale.

Ministria e Jashtme kineze tha në një deklaratë se balona ishte “mjet ajror civil i përdorur për kërkime, kryesisht për qëllime meteorologjike”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu udhëtimin e tij të planifikuar në Kinë pas incidentit.

Kategoritë
BotaLajme