Për herë të parë, krijohet kukulla Barbie me sindromën Down

Mattel prezantoi sot një kukull të re Barbie me sindromën Down.

“Qëllimi ynë është t’u japim të gjithë fëmijëve mundësinë të shohin veten përmes Barbie, por edhe t’i inkurajojmë të luajnë me kukulla që nuk u ngjajnë atyre”, komentoi Lisa McKnight, menaxherja e kompanisë.

Kukulla e re, e krijuar në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) të SHBA-së, do të jetë e disponueshme në dyqane nga vera.

Ajo është më e vogël se Barbiet e tjera, me bust më të gjatë se pjesa tjetër e trupit, veshë më të vegjël dhe sy në formë bajame, karakteristika të njerëzve me sindromën Down.

Kategoritë
BotaLajme