Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar një president francez viziton Shqipërinë

Shqipëria e gjeti veten qendër të pritjes së 27 liderëve të bashkësisë evropiane dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor, duke u bërë kështu vendi i parë ku një Samit i BE-së mbahet në rajon.

Në Tiranë gravituan liderët evropianë, ku u pritën nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Posaçërisht i lumtur u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron i cili jo vetëm vetiu vjen për herë të parë në Tiranë, por vetë një President i Francës.

Francën, të cilën historikisht e ka karakterizuar njëfarë ngurrimi kundrejt shtetit të Shqipërisë, vetëm kohëve të fundit është lëshuar në përqafim të plotë të perspektivës së kësaj të fundit. Veçanërisht që nga dhënja e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Prej mbështetjes së thjesht një Republike autonomie të rajonit të Korçës e në avokimin për më pak territor në shpalljen e Pavarsësisë së Shqipërisë më 1912, sot Franca dhe Shqipëria janë në Aleancën e përbashkët të sigurisë së NATO-s e për ta gjetur në të ardhmen veten brenda një organizate të përbashkët politike, përkatësisht në Bashkimin Evropian.

Ndryshe nga Jugosllavia dhe Rumania, Franca Shqipërinë asokohe e shihte të varfër, të pazhvilluar, me shtetësi të pastrukturuar e pa stabilitet, dhe me një ushtri joefikase e të parmatosur.

Çka është megjithatë interesante është se Franca është i vetmi shtet me të cilin Shqipëria Komuniste mbante marrëdhënie dhe shkëmbime.

110 vite më vonë, hesapet janë tjera.“Bashkimi Evorpian s’do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, është tani fraza më e prodhuar në samitet evropiane./Reporteri.net/

Kategoritë
LajmeRajoni