Mediet greke kanë publikuar detaje të reja lë lidhje me vdekjen tragjike të turistit britanik, i cili humbi jetën dje, pasi u godit nga helika e helikopterit.
Sipas informacioneve të deritanishme duket se selfie ia mori jetën të riut, i cili në momentin tragjik po qëndronte afër helikopterit për të bërë një foto.
I pranishëm në skenën e ngjarjes së rëndë ishte edhe i vëllai i viktimës.
Dy të rinjtë ishin kthyer me helikopter nga udhëtimi i tyre nga Mykonos, ndërsa me një helikopter të dytë udhëtonin pas tyre prindërit.
Ata do të ktheheshin me një avion privat drejt Britanisë.
Hetuesit po hetojnë rrethanat e aksidentit, ndërsa piloti mund të përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, pra nëse u ka thënë apo jo pasagjerëve të dalin nga helikopteri përpara se motori dhe helikat të ishin ndalur.