Për pushime në… Ukrainë! Vendi rihap dyert për turistët

Pesë muaj pas nisjes së luftës nga Rusia, portali “Vizitoni Ukrainën” nxori oferta turistike për të gjitha shijet me emërtimin: “Himni i ri i rezistencës”. Madje është krijuar edhe një tur në qytetet Bucha dhe Irpin, të goditura rëndë nga masakrat dhe krimet e forcave të Putinit. Këto janë destinacione shtesë, përveç paketave të relaksit për ditë të tëra për të kaluar një Lviv ose udhëtime në kanionin Kamianec-Podilski për ata që e duan aventurën.

Kievi kërkon të rikthejë panoramën e normalitetit dhe të tregojë rezistencën e tij ndaj botës duke promovuar Ukrainën dhe për të tërhequr turistë. “Bëhu dëshmitar i historisë së madhe dhe eja me ne në një udhëtim në Ukrainë! Këtu ajri mban aromë lirie!”, është ftesa e këtij shteti për ata që do të kenë guxim.

Të vizitosh Ukrainën, shpjegon portal turistik, nuk nënkupton vetëm të shëtisësh nëpër rrugët e bukura të qyteteve, por edhe të zbulosh si është në të vërtetë ky vend. Të ndjekësh gjurmët e mbrojtësve, të shihet se si qytetet po e rimarrin veten nga horroret e ushtrisë ruse, të shohësh në sy personat, për të cilët jeta nuk do jetë më kurrë siç e kishin më përpara.

Të zbulosh Ukrainën e sotme, do të thotë të shohësh se si jetohet në pritje të fitores së madhe dhe të dëgjosh rrahjet e zemrës së të gjithë botës së lirë, shkruhet në thirrjen e portalit.

Kategoritë
BotaLajme