Për shkak të dhunës në ndeshjen me Fenerbahcen janë arrestuar 12 tifozë të Trabzonsporit

Gjatë të dielës mbrëma, ka shpërthyer dhuna në elitën e futbollit turk, në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes.

Si pasojë e kësaj, thuhet se dymbëdhjetë persona janë arrestuar.

“12 persona që u identifikuan si të përfshirë në përleshjet pas ndeshjes Trabzonspor – Fenerbahce u ndaluan”, ka shpjeguar ministri Ali Yerlikaya.

Një turmë tifozësh hynë në fushë të dielën mbrëma në stadiumin e Trabzonspor pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festuan fitoren.

Ultrasit kërcënuan dhe sulmuan lojtarët dhe trajnerin e skuadrës së Stambollit, ndërsa portieri i Fenerbahces, Dominik Livakovic u godit me grusht në fytyrë gjatë përplasjeve.

Kategoritë
Sport