Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak nuk do të emërohet ambasador në Zvicër dhe Lihetnshtejn. Kështu njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bernë të Zvicrës.
Arsyeja njoftohet të jetë ‘zhvillimet e paparashikuara’.
“Për shkak të zhvillimeve të papritura, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn, Miroslav Lajçak, përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bernë. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit të tanishëm, Petros Mavromichalis, është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Bernë.
Së fundi, emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i është zgjatur mandati deri në janar të vitit tjetër në krye të bisedimeve mes dy vende, ku më pas do të emërohej ambasador në Zvicër.