Për të parën herë u ftua te Kosova, Art Smakaj: Uroj që të debutojë kundër Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar për ndeshjen e vetme miqësore gjatë muajti qershor.

Franco Foda ka ftuar edhe lojtarin e Lokomotivës së Kroacisë, Art Smakaj, i cili është për herë të parë te Kosova A – pasi më parë ka qenë pjesë e grupmoshave të reja.

Gjatë intervistës për faqen zyrtare të FFK-së, Smakaj u shpreh i lumtur dhe mezi e pret ndeshjen miqësore.

“Jam shumë i gëzuar që do ta përfaqësoj Kosovën. Grumbullimi i parë për lojë miqësore por shumë lojë e rëndësishme për ndeshjet e ardhshme. Premtoj që do të bëjmë një lojë shumë të mirë, besoj që do të kthehemi me rezultat pozitiv dhe uroj të debutoj”, u shpreh Smakaj

Kujtojmë që Kosova ndeshjen miqësore e zhvillon ndaj Norvegjisë më datën 5 qershor në Oslo.

Kategoritë
Sport