Për tre muaj u braktisën tre fëmijë në Kosovë, ja në cilat komuna

Në tre muajt e parë të këtij viti, nga janari deri në mars, në Kosovë janë braktisur tre fëmijë nga prindërit e tyre.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave të ASK-së vetëm në janar të këtij viti janë braktisur dy fëmijë. E fëmijët e braktisur janë nga komuna a e Podujevës.

Ndërkaq në  muajin shkurt raportohet për vetëm një fëmijë të braktisur,  në komunën e Vushtrrisë

Ndërkaq gjatë muajit mars të këtij viti, nuk raportohet për fëmijë të braktisur në Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi