Për tri ditë më radhë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka njoftuar se për tri ditë më radhë do të marshohet në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në fillim të prillit, marshi do të mbahet në New York, ndërsa të nesërmen në Prishtinë. Më 3 prill marshi do të mbahet në Hagë.

“Me 1 Prill në New York, më 2 prill në Prishtinë, më 3 prill në Hagë. “Marshojmë për drejtësi” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së”!”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi