Ushtria Kombëtare Siriane ka njoftuar fillimin e një ofensive të re kundër PKK-së në veri dhe verilindje të Sirisë. Në deklaratën e saj, thuhet se planifikojnë të nisin një operacion kundër PKK-së me qëllim marrjen nën kontroll të qytetit Manbij dhe zonës përreth tij.
Në ofensivën e planifikuar kundër PKK-së, forcat proturke synojnë të pushtojnë qytetin Manbij.
“Forcat e Ushtrisë Kombëtare Siriane janë të vendosura të çlirojnë qytetin Manbij nga banda separatiste e PKK-së, pas viteve të okupimit, gjatë të cilave PKK-ja ka praktikuar të gjitha format e terrorizmit kundër civilëve të të gjitha përkatësive dhe kombësive,” thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, civilët në Manbij janë ftuar të largohen nga objektet e PKK-së për të shmangur viktimat civile gjatë operacioneve luftarake.
Forcat proturke në Siri planifikojnë të pushtojnë këtë qytet si një nga fazat e një ofensive të mundshme më të gjerë kundër kurdëve në Siri, ku lumi Eufrat ndan Manbijin nga pjesa tjetër e territorit.