Përdori sprej ndaj klientit dhe ia grabiti kuletën me para e dokumente, arrestohet taksisti në Vushtrri

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar taksisti F.I (31-vjeçar), nën dyshimin se përdori sprej ndaj viktimës dhe ia grabiti kuletën me dokumentacion dhe një shumë të parave.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Vushtrri.

Sipas policisë, identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit u bë më 5 korrik, pas një pune hetimore nga hetuesit e Stacionit Policor Vushtrri në bashkëpunim me Hetimet Rajonale.

Kategoritë
LajmeVendi