Përfaqësuesi i SBASHK-ut tregon se kur do të merret vendimi për grevën

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Reshit Kukaj, në një lidhje direkte në Frontal të T7, ka thënë se pasi anëtarësia të marrë opinionet e mësimdhënësve nëpër komuna do të dalin me vendim.

Kukaj tha se edhe nesër në komunat e mëdha do të ketë konsultime me mësimdhënësit dhe mund të dalin me vendim gjatë vikendit raporton Gazeta Express.

“Ne kemi dërguar shkresë në anëtarësinë sindikale për të dhënë mendimin e tyre se a janë për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës. Ne jemi në pritje të përgjigjes të cilat i kanë ata dhe ashtu do të veprojmë edhe ne si këshill grevist. Anëtarësia ka kërkuar kohë që të ndodhë takimi me mësimdhënësit, për komunat e mëdha do të vlejë edhe dita e nesërme dhe ne do të vendosim gjatë vikendit”, tha ai.

Tutje, Kukaj u shpreh se pas analizave të bëra kanë vendosur që të shqyrtojnë ndërprerjen e grevës.“Ne me këtë grevë kemi menduar se do të arrihet diçka më shumë por duke e parë që qeveria s’po lëvizë dhe pas analizave kemi propozuar këto veprime”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi