Kandidatja për Përfaqësuese të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është njëra prej rrugëve për zgjerimin e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.
Kallas gjatë seancës dëgjimore në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, ku duhet të konfirmohet për pozitën e nominuar, është pyetur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht, sipas “REL”, ajo ka thënë:
“Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm dhe shumë afër kufijve tanë. Kemi dy shtigje që punojmë atje, i pari është zgjerimi ku duhet të punojmë me Komisionaren për Zgjerim. Siç thashë më herët, ne me të vërtetë duhet të kemi një tregim suksesi në pesë vitet e ardhshme, sepse kjo nuk është vetëm për prosperitetin e rajonit, por edhe për t’i dhënë shpresë rajonit. Unë gjithmonë përmendi si shembull se zgjerimi është një makinë e konvergjencës. Vendi im kishte bruto-prodhim vendor, 35 për qind të mesatares së BE-së, ndërsa tash është mbi 90 për qind. Pra, jep rezultat si një makinë e konvergjencës”.
Tutje, kur ka folur për dialogun, ajo ka thënë se pasaardhësit e saj kanë investuar shumë kohë për të sjellur stabilitet në rajon.
“Shtegu i dytë është dialogu Beograd-Prishtinë, ku të gjithë paraardhësit e mi kanë investuar shumë kohë për të sjellë stabilitet në rajon.” – u shpreh ajo.