Performanca sensacionale e Jennifer Lopez në sfilatën e modës në Arabinë Saudite

Jennifer Lopez mbajti një performancë spektakolare në sfilatën e modës “1001 Seasons of Elie Saab”, e cila u organizua në Rijad.

Në mes të divorcit nga Ben Affleck dhe anulimit të turneut “This Is Me…”, J.Lo u shfaq në këtë event në Arabinë Saudite e veshur me një bodi argjendi me dekolte të thellë, duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha.

Në këtë mënyrë, ajo i dha një homazh stilistit libanez Elie Saab, i cili me këtë sfilatë festoi 45 vjet punë në botën e modës.

Kthimi në skenë në Rijad tregoi një Jennifer Lopez të fuqizuar, e cila mahniti publikun duke dalë në një platformë të zbukuruar pjesërisht me pupla të bardha. Së shpejti, asaj iu bashkuan një numër kërcimtarësh, ndërsa modele të shumta parakalonin në skenë.

Lopez nisi performancën e saj duke kënduar vargjet e këngës “I Will Survive” nga legjendarja Gloria Gaynor dhe më pas këndoi hitet e saj “Waiting For Tonight”, “On the Floor” dhe “Let’s Get Loud”.

Sfilata u shënua nga 300 modele dhe shumë personalitete të njohura, ndër të cilat Celine Dion, Halle Berry, Camila Cabello, Nancy Ajram, Monica Bellucci dhe Amr Diab.

Vëmendje të veçantë tërhoqi Celine Dion, e cila performoi pavarësisht sfidave të saj shëndetësore, duke kënduar këngët “The Power of Love” dhe “I’m Alive”.

Kategoritë
FunTë ndryshme