Përfundoi kriza e pengjeve në Gjermani: Arrestohet sulmuesi, shpëtohen pengjet

Sonte ka pasur një krizë pengjesh në qytetin gjerman të Karlsruhes, por për fat gjithçka përfundoi mirë.

Një burrë ka kapur dy persona në farmaci, por më parë policia nuk ka dashur të japë informacion për numrin e pengjeve.
Operacioni i shpëtimit ka përfunduar, por nuk dihet sesi policia ka arritur marrëveshjen në negociatat me autorin. Fjala vjen, ai ka kërkuar një shpërblim prej një milion eurosh.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i televizionit lokal tregoi se njësitë speciale u pozicionuan para farmacisë dhe më pas u futën në objekt me një zhurmë të madhe. Më pas është arrestuar i dyshuari mashkull.

Policia ka kontrolluar ndërtesën dhe ka konstatuar se nuk ka të lënduar.

Kategoritë
BotaLajme