Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Ka përfunduar protesta e PSD-së ndaj Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Protestuesit janë shpërndarë të qetë, teksa edhe protesta në përgjithësi ka qenë e qetë, shkruan lajmi.net.

Në tubim është vërejtur një numër jo i vogël i qytetarëve, teksa aty ka pasur edhe figura politike nga opozita, PDK e AAK.

Përplasje të lehta ka pasur kur anëtarë të PSD-së kërkuan që të afrohen tek shkallët e Qeverisë, mirëpo që këtë nuk e lejoi policia.

Sidoqoftë, pas insistimit të protestuesve, policia u kthye prapa dhe krerët e PSD-së u lejuan të mbajnë fjalim.

Kategoritë
LajmeVendi