Një raund i tretë do të zhvillohet javën e ardhshme, tha agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA, pa specifikuar vendndodhjen.
Ka përfunduar raundi i dytë i negociatave indirekte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit, i mbajtur sot në Romë, transmeton Anadolu.
“Rundi i dytë i bisedimeve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara sapo ka përfunduar”, tha agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA në X.
Agjencia shtetërore konfirmoi se një raund i tretë do të zhvillohet javën e ardhshme, pa specifikuar vendndodhjen.