Përfundon takimi i Escobarit me liderët opozitarë

Tashmë ka përfunduar takimi i emisarit të posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar, me liderët e opozitës.

Kështu raporton gazetarja e T7, Blerta Zuka, e cila ka qëndruar afër Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Escobar sot gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Ai pritet të shkojë në Beograd, ku nesër do të takohet me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kategoritë
LajmeVendi