Përgatitnin shitjen e një toke në vlerë rreth një milion euro, arrestohet edhe personi i tretë

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, më 12 korrik kishte arrestuar, e me pas me aktvendim të prokurorit të shtetit ishin ndaluar dy persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Serbisë.

Ata dyshohen se në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes se rreme” dhe “Mashtrim” duke falsifikuar letërnjoftimin e një personi gjithashtu shtetas i Serbisë, respektivisht duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim te personit tjetër, e të njëjtin duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave rreth dhjetë (10) hektar në vlerë rreth një milion euro në një zonë në Komunën e Suharekës.

Tani janë siguruar dëshmi shtesë se edhe një person është i përfshirë në këtë rast, ku në bashkëkryerje me dy personat e tjerë të arrestuar me herët, dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”, dhe me këtë rast sot datë 20.07.2022, është arrestuar edhe i dyshuari i trete me iniciale (S.K,).

I dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.

“Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të katërt dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast”. thuhet në komunikatën e Policisë.

Kategoritë
LajmeVendi