Përgjigjja e re Presidencës çeke për vizat: S’ka datë ende, por do të trajtohet nga ambasadorët

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të kthehet me patjetër në agjendën e Coreper-it [trupi i ambasadorëve]. Kështu ka konfirmuar Presidenca çeke për Gazetën Express pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

Qortimet që mori Kosova nga ndërmjetësit europianë për dështimin e arritjes së një marrëveshje të hënën gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel u kompensuan me lëvdata kundrejt sajt pas arritjes së marrëveshjes për targa të mërkurën në takimin e nivelit teknik.
Çështja e liberalizimit të vizave që u pa si kurban i situatës në veri dhe dështimit të marrëveshjes për targa do të mbetet e pacenuar.

Kategoritë
BotaLajme