Përjashtoi Spanjën nga Kupa e Botës dhe përqafoi nënën e tij në tribuna

ACHRAF HAKIMI (24) shënoi penalltinë vendimtare për fitoren e Marokut ndaj Spanjës në 1/8 e Kupës së Botës. Anësori i djathtë i kombëtares marokene dhe PSG-së vrapoi drejt tribunës pas ndeshjes për të përqafuar nënën e tij. Të njëjtën gjë bëri edhe në fazën e grupeve, kur Maroku mundi Belgjikën.

Hakimi më herët theksoi se familja e tij ishte e varfër dhe se prindërit e tij bënë sakrifica që ai të kishte sukses. “Nëna ime pastronte shtëpitë e të tjerëve dhe babai im punonte si shitës tezge. Unë vij nga një familje e thjeshtë që ndonjëherë luftonte vetëm për të mbijetuar. Sot luftoj çdo ditë për ta. Ata sakrifikuan për mua. Vëllezërit e mi nuk mund të kishin shumë gjëra kështu që se mund të kem sukses”, ka thënë Hakimi në një intervistë të mëparshme për faqen zyrtare të Bundesligës.

Pjesa e rregullt e ndeshjes Spanjë – Marok përfundoi 0:0, pas së cilës për kombëtaren spanjolle humbën nga penalltia Pablo Sarabia, Carlos Soler dhe Sergio Busquets, ndërsa në atë marokene shënuan Abdelhamid Sabiri, Hakim Ziyech dhe Hakimi. Maroku do të luajë kundër Portugalisë në çerekfinale.

Kategoritë
Sport