Përkeqësohet gjendja shëndetësore e terroristit Fetullah Gylen

Është bërë e ditur se Fetullah Gylen, lideri terrorist i organizatës FETO,  i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, këtë lajm e kanë konfirmuar mediat të afërta me këtë organizatë të cilët njoftuan se Fetullah Gylen urgjentisht është dërguar në spital.

Kohët e fundit janë ngritur shumë akuza për gjendjen shëndetësore të Fetullah Gylenit, liderit terrorist të tentativës së   grushtit të shtetit më 15 korrik.

Pati pretendime se ai ishte vënë në gjumë javën e kaluar dhe se gjendja e tij ishte kritike.

Më në fund u zbulua se gjendja e liderit terrorist Gylen në rezidencën e tij në shtetin amerikan të Pensilvanisë u përkeqësua dhe u shtrua në spital.

Ky pretendim është konfirmuar edhe në organet mediatike të FETO-s.

Në postimet e festave të bëra në llogaritë e rrjeteve sociale të FETÖ-së, thuhej se gjendja e Gylenit ishte e mirë, por nga mjekët u pa e udhës që të mbahej nën vëzhgim në spital.

Kategoritë
BotaLajme