Përkujtohet në 19 vjetorin e vdekjes presidenti i parë i BeH-së, Alija Izetbegoviç

Me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së Alija Izetbegoviçit, presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës së pavarur, në varrezat e dëshmorëve Kovaçi të Sarajevës u mbajt një ceremoni për 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së Alija Izetbegoviçit, presidentit të parë të Bosnjë e Hercegovinës së pavarur, në varrezat e dëshmorëve Kovaçi të Sarajevës u mbajt një ceremoni për 19 vjetorin e vdekjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e mbajtur për përvjetorin e vdekjes së Izetbegoviçit i cili gjatë gjithë jetës së tij luftoi për të drejtat e boshnjakëve muslimanë, morën pjesë kreu i Këshillit Presidencial të BeH-së, Shefik Xhaferoviq, kreu i përgjithshëm i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) Bakir Izetbegoviç, ambasadorët e shumë vendeve dhe shumë persona të tjerë.

Në një fjalim të mbajtur këtu, Xhaferoviq vuri theksin se ato që Izetbegoviç ka bërë për pavarësinë e BeH-së nuk do të harrohen. “Të ndjerin presidentin Izetbegoviç e njihja personalisht dhe nuk mund të mos jem personal kur flas për të. Si një i ri unë isha një prej shokëve të tij të punës. Çdo ditë kisha mundësi të bisedoja me të dhe të vëzhgoja veprimet dhe qëndrimin e tij ndaj njerëzve. Si një qytetar i zakonshëm dhe një boshnjak, duke punuar me të kam konfirmuar ato që dija rreth Alija Izetbegoviçit. Alija Izetbegoviç ishte president, mendimtar, shkrimtar, humanist dhe avokat”, tha Xhaferoviq.

“Izetbegoviç krahas një politikani ishte një burrë shteti i mirë. Alija Izetbegoviçin e mbajmë mend jo si një politikan por si një burrë shteti. Politikanët mendojnë të kalojnë në krye të qeverisë ndërsa burrështetasit mendojnë fatin e shtetit dhe popullit. Teksa politikanët mendojnë vetëm zgjedhjet e ardhshme, burrështetasit mendojnë për brezat e ardhshëm”.

Bakir Izetbegoviç tha se babai i tij Alija zë vend ende në jetën e njerëzve, se librat e tij akoma botohen dhe se ai “është ende gjallë si një mendimtar dhe lider”.

Sot në mbrëmje me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së Izetbegoviçit, do të mbahet një program përkujtimor në ndërtesën e Teatrit Kombëtar në Sarajevë.

Ndërroi jetë më 19 tetor 2003

Alija Izetbegoviç ka lindur më 8 gusht të vitit 1925 në Bosanski Shamac të BeH-së. Ai ka kundërshtuar ideologjinë fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas regjimin komunist dhe praktikat e tij.

Izetbegoviç ishte ndër anëtarët themelues të organizatës “Muslimanët e Rinj” (Mladi Muslimani) të përbërë nga studentë të kolegjit dhe universitarë. Gjatë luftës për popullin e tij ai u arrestua dy herë në vitin 1946 dhe në vitin 1983.

Në vitin 1990 ai themeloi Partinë e Veprimit Demokratik (SDA) e cila sot është partia më e fuqishme boshnjake në vend. Izetbegoviç ndër të tjera udhëhoqi popullin e tij në luftën 1992-1995 në BeH.

Lideri boshnjak i cili në vitin 1995 nënshkroi Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës, me këtë marrëveshje i la popullit të tij një shtet që njihet në arenën ndërkombëtare.

Për shkak të problemeve shëndetësore në vitin 2000 Izetbegoviç u largua nga detyra e tij në Këshillin Presidencial Shtetëror ndërsa ndërroi jetë në Sarajevë më 19 tetor 2003.

Kategoritë
LajmeRajoni