Përleshje e armatosur në aeroportin e Kabulit, vritet ushari afgan, 3 të plagosur

Vazhdon kaosi në aeroportin e Kabulit për të dytën javë, pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga grupi ekstremist taliban,15 gusht.

Një ushtar afgan është vrarë dhe tre të tjerë u plagosur nga sulmues të paidentifikuar në aeroportin e Kabuliy, njofton ushtria gjermane, shkruan BBC.

Sipas zyrtarëve të ushtrisë gjermane, në aeroport ka pasur shkëmbim zjarri mes personash të armatosur të paidentifikuar dhe forcave të sigurisë.

Aeroporti ka qenë një skenë kaosi që kur talibanët morën në kontroll kryeqytetin afgan në 15 gusht ndërsa forcat amerikane dhe ndërkombëtare përpiqen të evakuojnë qytetarët dhe afganët më të rrezikuar.

Të paktën 20 persona kanë vdekur ndërsa mijëra njerëz në radhët e aeroportit të Kabulit janë duke u shtypur për vdekje, tha një zyrtar i NATO -s për agjencinë e lajmeve Reuters. Thuhet se e diela ishte më e qetë se ditët e mëparshme.

Ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey tha se talibanët po bashkëpunojnë dhe po fusnin njerëzit në radhë në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke e bërë procesin më të shpejtë, për ata që shpresojnë të largohen.

Mbretëria e Bashkuar ka evakuuar 5.725 njerëz që nga 13 gushti, tha Ministria e Mbrojtjes (MM) vonë të dielën. Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 1.000 personel të Forcave të Armatosura të dislokuar në Kabul.

Kategoritë
BotaLajme