Përleshjet e vjedhjet në zonën e tërmetit, vjen paralajmërimi i ashpër i Erdoganit për grabitësit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se grabitësit do të ndëshkohen pas raportimeve të njerëzve që marrin mallra në zonat e goditura nga tërmeti.

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të shtunën se qeveria do të ndërmarrë veprime kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në rajonin e goditur nga tërmetet shkatërruese të kësaj jave, pasi çështja e sigurisë atje do të jetë në fokus, shkruan Reuters,

“Ne kemi shpallë një gjendje të jashtëzakonshme”, tha ai gjatë një vizite në zonën e fatkeqësisë.

“Do të thotë që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet ta dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre”, tha ai.

Të premten ai tha se kishte pasur plaçkitje në disa zona. Megjithatë, nuk ishte e qartë se cilave incidente iu referohej Erdogan.

Siguria në zonën e tërmetit është vënë në fokus pasi ushtria austriake pezulloi operacionet e shpëtimit atje për shkak të asaj që zëdhënësi i saj e quajti “një situatë gjithnjë e më e vështirë sigurie”.

Erdogan tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa ishin të pabanueshme në të gjithë Turqinë jugore dhe se autoritetet do të fillonin së shpejti procesin e rindërtimit.

Kategoritë
BotaLajme