Përmbyset anija në Edinburg, 33 persona të lënduar

Tridhjetë e tre persona kanë mbetur të lënduar pasi një anije u përmbys në një kantier detar të Edinburgut.

Sipas Shërbimit Skocez të Ambulancave, 21 persona u dërguan në spital dhe 12 të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes në Imperial Dock, Leith.

Pasi anija kërkimore Petrel humbi balancën nga vendi ku ishte ankoruar në një dok të thatë, në skenë u shpall gjendja e “incidentit madhor.”

Fotot e publikuara në rrjet tregojnë anijen 3000 tonëshe, e cila është në pronësi të Marinës amerikane, të mbështetur në një kënd 45 gradë.

Anija që është 76 metra e gjatë, u financua nga themeluesi i ndjerë i Microsoft, Paul Allen dhe u bë e njohur në vitet e fundit pas zbulimit të një numri anijesh të humbura prej kohësh.

Zbulimet e saj përfshijnë USS Hornet dhe USS Lexington, dy aeroplanmbajtëse amerikane të fundosura nga japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kategoritë
BotaLajme