Përmbytjet në Turqi: Rritet në 41 numri i viktimave

Është rritur në 41 numri i personave që kanë humbur jetën në fatkeqësinë e përmbytjeve në provincat veriore të Turqisë, Kastamonu, Sinop dhe Bartın.

Siç njofton Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani nga përmbytjet kanë humbur jetën 41 persona, 34 në Kastamonu, 6 në Sinop, ndërsa 9 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale.

Në Bartın ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën në shtratin me gurë të përroit trupin e pajetë të një personi që ishte rrëmbyer nga uji në nënprefekturën Ulus, duke e çuar kështu në 41 numrin total të viktimave deri më tani.

Punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me intensitet të lartë në të tre provincat e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Gjithashtu në rajon kanë nisur edhe punimet për heqjen dhe pastrimin e inerteve.

Kategoritë
BotaLajme