Përplasen “kokë më kokë” metrobusët në Stamboll, 25 të lënduar

Një incident është shënuar në Stamboll ditën e sotme. Mediat lokale shkruajnë se dy metrobusë janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar minimalisht 25 të lënduar.

Ende nuk bëhet e ditur situata apo gjendje e të lënduarve. Është ende e paqartë dhe se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, shkruajnë mediat.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë dërguar për në spital, sipas mediave, shumica prej tyre, janë jashtë rrezikut për jetën dhe me lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ‘paralizuar’ përkohësisht ofrimin e shërbimit, duke bërë që qytetarët, të zgjedhin rrugë alternative transporti.

Kategoritë
BotaLajme