Përplasen trenat në Indi, mbi 100 pasagjerë të lënduar

Një tren ekspres në Indi është përplasur me një tren mallrash, dhe për pasojë janë lënduar të paktën 179 pasagjerë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, në shtetin lindor të Indisë, Odisha, ndërsa për viktima ende nuk ka asnjë informacion.

Mësohet se të paktën 100 persona janë lënduar, dhe afro 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, sipas kryesekretarit të shtetit.

Tetë vagonë të Shalimar-Chennai Coromandel Express dolën nga shinat pas aksidentit, pranë stacionit hekurudhor Bahanaga.

Pradeep Kumar Jena, zyrtari më i lartë i Odisha, tha se të ishin dërguar në tre qendra lokale të kujdesit shëndetësor.

Ndërsa kryeministri indian Narendra Modi shkroi në Twitter duke thënë se ishte i shqetësuar nga incidenti dhe mendimet e tij ishin me familjet e viktimave.

“Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e fatkeqësisë dhe e gjithë ndihma e mundshme po u jepet të prekurve”, shkroi ai në Twitter.

Kategoritë
BotaLajme