Persona të armatosur grabisin në termocentralin “Kosova A”

Persona të armatosur grabisin në termocentralin “Kosova A”

Dy persona të armatosur dyshohet se kanë grabitur disa kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, sot rreth orës 03:00.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovdi, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja  të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”.

Borovci gjithashtu ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova