Persona të maskuar rrahin brutalisht Nexhat Krasniqin në Brezovicë

Ish-shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona të panjohur.

Sinjali raporton se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në Brezovicë, ku Krasniqi kishte zgjedhur t’i kalonte ditët e fundjavës, e që më pas është përballur me dy persona të maskuar të cilët e kanë sulmuar me mjet të mprehtë në kokë.

Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por që më pas për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar për në spitalin rajonal në Ferizaj për të kryer ekzaminimet tjera.

Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar personat e dyshuar.

Kategoritë
LajmeVendi