Personi që u shpall i zhdukur nga policia në Ferizaj gjendet i vdekur, arrestohet L.F. si i dyshuar për vrasjen e tij

Bekim Vari, i raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 29 janar, është gjetur sot i vdekur në në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.

Për këtë rast është ndaluar një person me inicialet L.F. nën dyshimin për vrasje të rëndë.

“Pas hetimeve të ndërmarra nga ana e hetuesve rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është arritur të identifikohet dhe ndalohet i dyshuari L.F., lidhur me rastin kur fillimisht një person me inicialet B.V., është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot më datën 05 Shkurt 2025, është gjetur trupi i pajetë i të ndjerit B.V., në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se në koordinim me Policinë, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje penale.

Më 1 shkurt, Policia e Kosovës ka publikuar identitetin e Bekim Varit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Vari, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, tha policia më 1 shkurt.

Kategoritë
LajmeVendi