Peru, gjendet mumia 600 deri në 800 vjeçare

Zëdhënësi i policisë të rajonit Puno, Marco Antonio Ortega tha se mumia u gjet në “pozicionin e fetusit” brenda një kutie të kuqe porosie të mbajtur nga një person 26-vjeçar.

Policia në Peru ka gjetur një mumie për të cilën mendohet se është e vjetër 600 deri në 800 vjeçare në çantën frigoriferike të një korrieri, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CNN, policia në qytetin jugor të Perusë, Puno, gjeti një mumie brenda një kutie të korrierit në një park të braktisur pranë tre personave.

Zëdhënësi i policisë të rajonit Puno, Marco Antonio Ortega tha se mumia u gjet në “pozicionin e fetusit” brenda një kutie të kuqe porosie të mbajtur nga një person 26-vjeçar.

Julio Cesar Bermejo, i cili bartte mumien, në deklaratën për mediat lokale tha se mumien që e ka quajtur “Juanita” e cilëson si “e dashura ime shpirtërore”.

“(Mumia) fle në dhomën time në shtëpi. Flemë bashkë”, ka thënë Bermejo, i cili po mbahet në paraburgim nga policia.

Agjencia peruane e lajmeve “Andina” njofton se mendohet se mumia është e një mashkulli të rritur. Mumia, e cila u klasifikua si një pronë kulturore kombëtare, u mor nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Kulturës së vendit.

Peruja është mirëpritësja e qindra vendeve arkeologjike që u përkasin qytetërimeve të ndryshme që u zhvilluan para dhe pas Perandorisë së Inkasve.

Arkeologët në vitin 2021 në një rajon në afërsi të kryeqytetit Lima gjetën një mumie që mendohet të jetë e vjetër 800 deri në 1.200 vjeçare.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme